Të mërkurën në mbrëmje kryeministri Edi Rama në një lidhje në Open në Top Channel shpjegoi se pse qeveria ka marrë masa kaq të rrepta. Rama tha se masat e rrepta ishin të domosdoshme në mënyrë që të ndalohet përhapja e koronavirusit dhe që Shqipëria të mos kalojë situatën e Italisë.

Teksa shpjegoi masat parandaluese, Rama bëri edhe një krahasim me kombëtaren e futbollit. “Nuk duhet të bëjmë si kombëtarja që luan pjesën e parë shumë mirë, edhe në pjesën e dytë luan mirë, por në minutat e fundit, kombëtarja kthehet në mbrojtje dhe pëson gola. Masat e ashpra merren tani që të mos kalojmë edhe në një situatë si Italia”- tha Rama.

Këtë krahasim e ironizoi edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj. Mavraj me anë të një statusi në Instagram tregon që është në mbështetje të qeverisë në këtë fushatë pasi jeta e qytetarëve është më i rëndësishëm se çdo gjë. “Sa për golat në minutat e fundit, ftojmë politikanët të futen në ndeshjet tona të ardhme të na japin një dore mos të pësojm gol. Ne e çuam Shqipërinë në Europë, mbase e çojne edhe ata”- vijon statusi i Mavraj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA