Analiza/ “Pikëpyetje mbi urgjencën e arrestimit të kryetares së SHISH-it”
Një 45-vjeçar është arrestuar në Tiranë në vijim të hetimeve për vdekjen e një 36-vjeçari në zonën e Alliasit.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur 36-vjeçari me inicialet G. S. dyshohet se u vetëdëmtua me një mjet prerës dhe më pas u hodh nga kati i pestë i një pallati, duke humbur jetën.
Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, policia arrestoi 45-vjeçarin me inicialet S. D., banues në Tiranë.
Ai dyshohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
“Tiranë/Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në Allias, ku shtetasi G. S., 36 vjeç, dyshohet se u vetëdëmtua me mjet prerës dhe më pas u vetëhodh nga kati i pestë i një pallati dhe, si pasojë, humbi jetën, u arrestua shtetasi S. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel