Italia, vendi evropian i goditur më së rëndi nga pandemia e koronavirusit, tha se do t’i zgjerojë masat e izolimit, të ndërmarra më 10 mars, për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të viktimave.
“Masat e ndërmarra duhet të zgjerohen përtej afatit fillestar”, tha kryeministri Giuseppe Conte për gazetën italiane Corriere della Sera, por pa dhënë më shumë detaje.
Masat aktuale u lejojnë italianëve të udhëtojnë vetëm për punë, për arsye shëndetësore ose emergjenca dhe janë në fuqi deri më 3 prill.
Shumica e dyqaneve, përveç ato që shesin ushqime dhe barna, duhet të mbeten të mbyllura deri më 25 mars.
Numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi është duke iu afruar shifrave në Kinë – vendin ku ka shpërthyer sëmundja vitin e kaluar.
Deri sot, Italia ka mbi 2,900 persona të vdekur, ndërsa Kina – popullsia e së cilës është 23 herë më e madhe se e Italisë – ka raportuar për rreth 3,200 të vdekur.
Vetëm të mërkurën, në Itali kanë vdekur 475 persona – shifër kjo e cila është karakterizuar si rekord brenda një dite.
Top Channel