Spitali rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ka kërkuar nga politikanët që të qëndrojnë larg institucioneve shëndetësore.

Zyra për Informim e këtij institucioni thotë se spitali ka nevojë për maska e mantele dhe jo për vizitat boshe të politikanëve vetëm për foto.

“Jemi në situatë emergjente për shëndetin publik në nivel kombëtar, si rrjedhojë e kësaj apelojmë te klasa politike të qëndrojnë sa më larg institucioneve shëndetësore. Kemi nevojë për maska, mantele, dezificent për duar, nuk kemi nevojë për vizitat tuaja boshe, mos ejani në institucione shëndetësorë për foto, mos na shpenzoni maska apo mantele kot, respektojeni ligjin e emergjencave”, thuhet në postimin e këtij spitali.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, nga ajo që tashmë dihet publikisht është se këtë institucion shëndetësor e kanë vizituar dy deputetët nga Gjakova të AAK-së, Pal Lekaj dhe Teut a Haxhiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA