Familja mbretërore spanjolle njoftoi sot se Mbreti Felipe VI ka hequr dorë nga trashëgimia e babait të tij Juan Carlos I.

Kjo për shkak të parregullsive financiare të pretenduara në të cilat ishte përfshirë ish-mbreti.

Në deklaratë thuhet se Felipe, përveç heqjes dorë nga trashëgimia, heq edhe pagesën vjetore të babait të tij.

Prokurorët zviceranë aktualisht po hetojnë një xhirollogari jashtë vendit, për të cilën dyshohet se është përdorur nga Juan Carlos.

Në këtë xhirollogari dyshohet se janë paguar 88 milionë euro në vitin 2008 nga mbreti i ndjerë saudit Abdullah, për të cilin gjë prokurorët besojnë se ishte një ryshfet.

Gazeta britanike Telegraph shkruan se Felipe po përdorë një fond jashtë vendit që kontrollon një xhirollogari zvicerane nga një dhuratë e supozuar prej 65 milionë eurosh nga Arabia Saudite që i ishte dhënë babait të tij ndërsa ish te në fron.

Felipe mohoi çdo lidhje me atë llogari sot, transmeton KosovaPress.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA