Komiteti olimpik grek ka njoftuar se ka pezulluar ceremoninë e udhëtimit të flakës olimpike të olimpiadës së Tokios.
Sipas njoftimit për shtyp të këtij komuniteti vendimi u mor për të forcuar masat mbrojtëse nga Covid-19. Fakti që në qytetin e Spartës, stacioni i parë mbas ndezjes së flakës në olimpian e lashtë, ishin grumbulluar qindra qytetarë, përshpejtoi vendimin për pezullimin e ceremonive të organizuara muaj më parë, me rastin e udhëtimit të flakës olimpike.
Pezullimi erdhi menjëherë sapo aktori i famshëm Xherlad Batler ndezi me pishtarin e tij, flakën në përmendoren e Leonidhës, mbretit të Spartës, i cili së bashku me 300 luftëtare penguan ushtrinë persiane në mbretërinë Ksestis në Termopile.
Ende nuk ka një njoftim nëse flaka olimpike do ta vazhdojë udhëtimin e saj në mnëyrën tradicionale, apo do të ndryshohen procedurat, në rrugën e saj drejtë Tokios.
Top Channel