Avokati i Popullit në burgun e Pojskës ku po mbahet 34-vjeçarja me foshnjën, Shabani: Nëse nesër nuk lirohet, jemi në shkelje të procedurave

22/07/2026 17:36

Avokati i Popullit pas lajmit të bërë publik në Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha, ka inspektuar sot ambientet e burgut të Pojskës ku po mbahet nëna 34-vjeçare dhe foshnja e saj, pasi u arrestua në Rinas, pas dënimit për dhunë në familje, denoncuar nga vjehrri i saj.

Ai tha se ajo duhet të lirohet nesër, dhe se nëse kjo nuk ndodh, do të jemi përpara shkeljes së procedurave.

“Që kur jemi vënë në dijeni nga gazetarja Anila Hoxha, kemi nisur hetimet dhe kemi dërguar një grup për të verifikuar fazën e parë ku ne dyshojmë që të jemi para shkeljes së procedurës, sepse një nënë me fëmijë në gji është mbajtur për 72 orë në Bllokun e Sigurisë, pasi ka dalë një vendim i formës së prerë. Ka qenë i panevojshëm.

Ndërkohë bëmë inspektimet e kushteve ku po mbahet fëmijë dhe nëna në burgun e Ponjskës.

Kemi vënë në dijeni të gjitha institucionet, kemi kërkesë edhe për gjykatën, në bindjen time nëna nesër do të lirohet, e nëse jo do jemi para shkeljeve procedurale sepse nuk mundtë mbahet një nënë me fëmijë në gji në burg, për veprën që është dënuar”, tha Avokati i Popullit.

 

 

Top Channel