Fëmijë të vegjël dhe të sëmurë/ Arrestimi i 34-vjeçares pas akuzave të vjehrrit, gazetarja Anila Hoxha rrëfen kalvarin e vuajtjeve: U lut, më lini fëmijët në burg

22/07/2026 15:31

Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve të një nëne 34-vjeçare me tre vogëlushë, e cila u arrestua sapo mbërriti në Shqipëri. 

Fëmija më i madh është vetëm 4 vjeç, i cili është i sëmurë, teksa më pas dy fëmijët e tjerë janë 2 vjeç dhe 7 muajsh. Arrestimi ka ardhur si pasojë e akuzave të vjehrrit për dhunë në familje, ku të resë i duhet të shlyejë edhe dy muaj burg.

34-vjeçarja, sipas gazetares Hoxha, mendjen e ka tek fëmijët, për të cilët iu lut edhe policisë.

Një 34 vjecare ka qenë gjatë gjithë ditës së sotme një ushtrim I vështirë për autoritetet. Jo sepse ajo ishte e kërkuar dhe u arrestua sapo mbërriti në aeroport. Jo sepse ishte e rrezikshme. Por për shkak të fëmijve , njëri 4 vjec i sëmurë, tjetri 2 vjec dhe më I vogli afro 7 muajsh. Në kthim e sipër nga Gjermania ku kishte lindur dy më të vegjëlit, gruaja duhej arrestuar; sepse duhet të shlyente 2 muaj burg të shpallura në mungesë ndaj saj.

Akuza – dhunë në familje ndaj vjehrrit

Problemi për policinë, më pas për prokuroren që lëshoi urdhërin e egzekutimit e më pas për burgjet ishte, ku do venin fëmijët e saj? Nëna kërkonte me insistim që fëmijët të qëndronin me të, sepse sipas saj nuk kishte ku ti linte.
Së paku fëmijën më të vogël, ma lini – u lut ajo.

Por edhe 2 vjecarin dua ta kem pranë u përgjërua. Po edhe të tretin se është sëmurë. Prokurorja mat, vendimi duhej egzekutuar , gruaja duhet të shlyejë 2 muajt e burgut

Kuptohet , policia zbaton nuk diskuton dot. Gjykata nga ana tjetër ka folur me kohë. Deri sa mbërriti babai, dhe gjyshi – edhe ai donte që gjendja të zgjidhej

Po si te vepronin autoritetet se ligji do bindje, gruaja duhet të mbyllej në burg

Askush nuk e diskutoi që dënimi prej 2 muaj burg , përfshihet në ligjin e amnistisë. Por u vlerësua se i është shmangur dënimit. Ndaj burg

Zgjidhja; gruaja përfundoi në Pojskë

Policët u ligështuan dhe qanë pak bashkë me të rruges Tirane – Pogradec.

Te voglin ja lane ne gji , fëmija tjeter 2 vjec pritet ti dorëzohet neser ne burg.

Vjehrri natyrisht e ka falur

Edhe shteti me gjase e ka falur me amnistinë, por ajo sonte është në burg , në pritje ti bashkohet nesër edhe fëmija tjeter

Ja pra ligjet funksionojnë….”, sqaron Anila Hoxha.

Pas këtij sqarimi, Avokati i Popullit ka dërguar një ekip në burgun e grave, për të shqyrtuar situatën.

Top Channel