Masat që janë marrë në vendin tonë sa i përket Coronavirusit, nga institucionet shëndetësore është menduar që çdo person që dyshon se mund të ketë shenja të virusit duhet të telefonojë në urgjencë.

Nëse qytetarët kanë shenja që lidhen me simptomat e Coronavirusit duhet të telefonojnë në numrin 127.

Nëse personi ka një simptomatologji që është përkeqësuar më shumë sesa forma e lehtë, atëherë do ti dërgohet ekipi që ta marrë dhe do të shoqërohet drejtë spitalit infektiv. Në këtë rast analiza për tu vërtetuar nëse ka virusin ose jo do të bëhet nga spitali infektiv drejt laboratorit. Kur personi del me Coronavirus, ai do të izolohet dhe nëse është negativ ndaj virusit do të marrë trajtimin e nevojshëm.

Pamjet në spitalin infektiv, trajtohen pacientët që janë pozitiv ndaj virusit. Kështu duket një dhomë izolimi. Në të gjendet një krevat, respiratori i nevojshëm, pajisjet mbrojtëse të personelit si dhe medikamentet bazë. Ky që jeni duke parë është një termometër digjital që mat temperaturën, që përdoret edhe në pikat kufitare.

Por nëse bëjmë një krahasim me një dhomë izolimi në një spital të Italisë kupton se ndryshimi është shumë i madh. Në dhomat e izolimit ka më shumë aparatura për të shmangur komplikacionet që mund të ketë pacienti. Në dhomat e izolimit në vendin tonë masat janë minimaliste.

Pikëpyetja që ngrenë të gjithë qytetarët është nëse Instituti i Shëndetit Publik, i ka kapacitetet e duhura për të kryer analizën për përcaktimin e Coronavirusit.

Në Institutin e Shëndetit Publik ku është vendosur edhe laboratori i virologjisë, në këtë ambient kryhen analizat e mostrave që dyshohet se kanë Coronavirus.

Një nga masat e tjera të marra është edhe përcaktimi i karantinës. Së fundmi është marrë vendimi që Kavalishenca e Durrësit do të kthehet në karantinë.

Në më pak se 37 km nga kryeqyteti do të vendoset karantina për personat e dyshuar si të prekur nga Coronavirusi.

Top Story udhëtoi përsëri drejt Durrësit për të parë masat që janë marrë në karantinë. Nga planet që jeni duke parë kuptohet se janë vetëm disa njerëz që po pastrojnë. Në këto kushte mund të themi se virusi i paralajmëruar na kapi në befasi.

Aty nuk lejohet të filmosh brenda, për të parë kushtet dhe masat e marra. Mbase, ky sekret mund të fshehë dobësinë e institucioneve tona përballë Coronavirusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA