Në një kohë kur aktualisht në Shqipëri rezultojnë zyrtarisht gjashtë të prekur me koronavirus, gazetarja e Top Channel-it, Alma Demiraj, gjatë lidhjes direkte të edicionit informativ të orës 12:00 u shpreh se numri i të infektuarve dyshohet të jetë më i madh se kaq, nisur nga fakti që pacientët pozitivë kanë patur kontakt të gjerë.
“Vetëm 3 pacientë nga 6 në total gjenden në trajtim mjekësor te Infektivi. Bëhet fjalë për dy pacientët e parë, babë e bir dhe 31-vjeçari që kishte udhëtuar në Milano. Janë në gjendje të stabilizuar, nuk kanë komplikacione. Ndërkohë tre të tjerët, familjarë me të prekurit e parë do të trajtohen në kushte vetëkarantinimi pasi nuk kanë shfaqur simptoma. Numri i të prekurve dyshohet të jetë edhe më i madh. Kështu pacienti zero, infektoi të atin, i ati ka marrë pjesë në një varrim në Gomsiqe të Pukës, ku mund të kenë qenë minimalisht 150 persona”, u shpreh Demiraj.
Top Channel