“Çmendet” Josep Ilicic! Sulmues slloven i Atalantas i shënoi katër gola Valencias brenda në “Mestalla” në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave të Championsit, të cilën ekipi italian e fitoi 3-4, duke u kualifikuar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 8-4 (ka fituar 4-1 edhe sfidën e parë në Bergamo).

Ilicic dy golat e parë i realizoi në fraksionin hapës me 11-metërsh, ndërsa dy të tjerët në pjesën e dytë, ndërsa për Valencian shënuan Gameiro dy herë dhe Ferran Torres.

Meritë sadi të vogël në këtë kualifikim historik të Atalantës ka edhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, i cili luajti titullar në këtë takim.
Dorëzohet pa kushte edhe Tottenhami që drejtohet nga Jose Mourinho. Skuadra londineze, e cila ishte mposhtur në takimin e parë në shtëpi, pësoi tre gola edhe në fushën kundërshtare, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Sabitzer realizoi dygolësh që në fillim të takimit (10’ dhe 21’), ndërsa Forsberg mbylli llogaritë për rezultatin 3-0 në minutën e 87-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA