Lazio mund Bolonjën, Strakosha bën një paraqitje të mirë

29/02/2020 19:54

Lacio fitoi 2-0 ndaj Bolonjës në një ndeshje që sanksionoi dhe katapultimin e skuadrës bardhekaltër në krye të renditjes së Serisë A, dicka e cila nuk nodhte prej 21 vjetësh.

Falë formës së mirë të lojtarëve ofensivë, por edhe pritjeve të shqiptarit Tomas Strakosha, kryeqytetasit janë tani të parët në hierarkinë e kampionatit italian, kjo edhe për shkak të anulimit të sfidës së rivalëve.

Lacio nuk ishte në vendin e parë në javën e 26 të kampionatit, që nga viti i largët 1999 kur asokohe konseisa dhe Mihajlovic, ky i fundit në stolin e Bolonjës, shënuan në portën e Venecias. Kryesimi i romanëve që u diktua dhe nga epidemia e koronavirusit, do të zgjasë të paktën edhe një javë tjetër.

Luis Alberto me një provë fantastike arriti të zhvllokojë ndeshjen në stadiumin Olimpiko në minutën e 19. Spanjolli krijoi edhe asistin e finalizuar nga Korrea ndërsa sistemi i videoarbitrimit i anuloi dy gola Bonjës, me autor Densvil dhe Tomiasu. Tani ka një ndeshje më shumë, por Lacio kryeson me 2 pikë më tepër se Juventus e vendit të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA