19/11 17:56
Barcelona ka bërë një paraqitje të mrekullueshme mbrëmjen e sotme përball Eibarit, duke fituar me “Manita”.
Ishte pikërisht “jashtëtokësori” i kësaj skuadre, Lionel Messi i cili shënoi 4 gola për skuadrone tij duke bërë që çdo kundërshtar që pritet të përballet, të ndihet i trembur.
Me këtë “Manita” Barcelona duke se i hodhi pas problemet e kohëve të fundit.
“Pleshti” realizoi tre herë brenda 26 minutave në pjesën e parë 14’, 37’ dhe në minutën e 40’. Ndërkohë ai arriti të shënonte sërish në minutën e 88’ ndërsa vulosi me golin e pestë Arthur.
Kjo fitore ngjit përkohësisht Barcelonën në krye me dy pikë më shumë se Real Madrid ku këta të fundit përballen në darkë me Levanten.
Top Channel