Partizani skualifikohet/ Kupa e Shqipërisë, nuk arrin që të kalojë Besëlidhjen

12/02/2020 19:55

Partizani dështon në misionin e tij për të përmbysur rezultatin ndaj besëlidhjes dhe e sheh veten jashtë cerekfinales së Kupës së Shqipërisë.

Në Elbasan Arena, skuadra e Të Kuqve mund të ngushëllohet me fitoren 3-1 ndaj skuadrës lezhjane, pasi humbja 3-0 e pësuar 2 javë më parë rëndoi shumë në bilancin përfundimtar të kësaj përballjeje. Gjërat për Partizanin u ndërlikuan që në fillimin e sfidës teksa e pa veten në disavantazhin 0-1 me Besëlidhjen që shënoi me Hajdarin. Partizani arriti të përmbysë këtë disavantazh teksa shënoi 2 gola në pjesën e parë dhe 1 të dytën duke fiksuar rezultatin 3-1 që nuk i shërben shumë skuadrës së Sormonit.

Edhe për Lacin fitorja e sfidës nuk e ndihmoi të evitojë eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Skuadra e Armando Cungut e mbylli këtë ndeshje 3-2 dhe me 10 lojtarë, por ai që preu biletën për në cerekfinale ishte Bylisi. Laci mori avantazhin e dyfishtë me Grecën dhe Nëabuezen ky i fundit me 11 metërsh, por ballshiotët ia prishën të gjitha planet skuadrës kurbinase që barazuan në 2-2 me Hidin me penallti dhe Guindo. Në minutat e fundit Laci shënoi edhe golin e tretë me Xhixhën, por që shërbeu vetëm për statistikë.

U kualifikua në cerekfinale edhe Tirana që fitoi edhe sfidën e dytë me Kastriotin 4-0, pas suksesit në të parën 3-1. Kukësi bëri detyrën ndaj Lushnjes teksa fitoi 3-0 në sfidën e dytë, ashtu sikurse dhe Teuta që mundi Erzenin me të njëjtin rezultat si në sfidën e parë 3-1. mes 8 më të mirave të Kupës është edhe Vllaznia që pas barazimit 2-2 në Shkodër mundi Flamurtarin në Vlorë me rezultatin 2-0

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA