Një merkato faraonike prej 300 milionë eurosh. Rezultati? Asnjë fitore dhe asnjë gol i shënuar në 4 ndeshjet e para që përkthehet me një pozicionim në zonën e rënies nga kategoria.

Momenti i Tottenham me De Zerbin në pankinë dhe Sandro Tonalin në mesin e fushës, është më negativi në mënyrë absolute dhe dy italianët kanë përfunduar në qendër të kritikave për këtë start katastrofik të sezonit nga klubi londinez.

Në përfundim të ndeshjes mes Tottenham dhe Evertoni, Roberto De Zerbi e lëshoi veten teksa bëri një provokim mediave angleze.

‘Ju këtu më kritikoni, por në Itali do të thonin se jam më i miri duke qenë se nuk kam pësuar gol për dy ndeshje radhazi-tha De Zerbi-kur erdha këtu ishim në m… deri në fyt’. Fjalë këto që ndoshta erdhën nga një moment i presionit të fortë për shkak të kritikave të shumta.

Kritika, që nuk po kursejnë as Sandro Tonalin pët të cilin Tottenham shpenzoi 108 milionë euro në merkaton e kësaj vere.

‘Nuk është e mundur që Tottenham ka Marmoush, Savinho, Solanke e Tonali, por askush prej tyre nuk di të gjuajë drejt portës’, apo ‘Tonali është shumë i dobët, çfarë harxhimi i kotë i parave’, ishin disa prej komenteve të bëra nga ana e tifozëve. Ndeshja e radhës në Premier League do të jetë kundër Aston Villa, një tjetër skuadër që e ka nisur në mënyrë tragjike sezonin e ri me 1 pikë të grumbulluar në 4 ndeshjet e fundit. Një sfidë kjo që mund të nxjerrë Tottenham dhe De Zerbin nga momenti i errët, por në të njëjtën kohë mund ta fundosë përfundimisht.

Top Channel