Në skenën e pallatit të kulturës në Lezhë “Dede Ndue Lazri” aktorja e mirënjohur shkodrane Drane Xhaj solli monodramen “vajza me kukull”
Kjo monodrame na solli një temë domethënëse që i shkon mjaft përshtat realitetit të ditëve të sotme. Përjetime tragjike në jetën e një vajze, që në adoleshencë përjeton ndarjen e prindërve, martesën e nënës, zhdukjen e babait dhe prezencën e njerkut në shtëpi, i cili më vonë do të ishte edhe shkatërruesi i jetës së saj.
Ajo qe u vu re gjatë shfaqjes se kësaj monodrame në Lezhë ishin karriget bosh gjë e cila nxori në pah se arti në Lezhë po zbehet kjo ndoshta edhe për shkak të kushteve te vështira në të cilat ndodhet pallati i kulturës ne Lezhë.
Shfaqjet që vihen ne skenën e pallatit te kulturës ne Lezhë janë te pakta edhe pse ky është i vetmi institucion ku artdashësit lezhjane mund të ndjekin të tilla shfaqje.
Top Channel