Gjatë merkatos së janarit u fol gjatë për një kalim të mundshëm të Krzysztof Piatek te skuadra e Tottenhamit, por në fund negociatat nuk shkuan mirë dhe sulmuesi polak u transferua te ekipi gjerman i Herthës së Berlinit.

Gjatë atyre ditëve u fol gjatë që shkak për dështimin e kalimit të Piatek në Londër, nën urdhrat e Jose Mourinhos, u bë bashkëshortja e polakut, Paulina Procyk, e cila në një reagim në Instagram, mohoi totalisht këto zëra.

“Nuk kam ndikuar aspak në zgjedhjen e bashkëshortit tim, pasi unë jam gjithmonë pro transferimit të tij në klubet ku mund t’i ecë më mirë karriera. Unë mund të jap ndonjë mendim, por vendimet Piatek i merr gjithmonë me menaxherin e tij”, shkroi Paulina.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA