Sfida e dytë gjysmë-finale nisi me Turqinë dhe Greqinë, në stadiumin “Air Albania”. Ndryshe nga ndeshja e parë e cila ishte ajo midis Shqipërisë dhe Italisë, e cila ishte e pasur me shumë intensitet dhe mjaft emocion.

Ndeshja e dy kombëtarëve të vendeve fqinjë nisi me ritëm më të ngadaltë. Të kushtëzuar dhe nga mosha por edhe nga koha relativisht e largët e kohës që futbollistët e zbritur në fushë, janë larguar nga futbolli aktiv i luajtur, ishte pak e vështirë nga ana e tyre të dhuronin spektaklin që jemi mësuar të shohim prej tyre. Sidomos në radhën e ekipit të Greqisë e cila kishte në përbërje skuadrën e konsideruar si e artë, e cila në vitin 2004-tër rezultoi surpriza e Kampionatin Evropian të Futbollit duke e fituar atë.

Në minutën e fundit të ndeshjes, një lëvizje e zgjuar e numrit 9-të të ekipit të ekipit të Greqisë arriti që të përfitonte një penallti, disi e diskutuar nga ana e lojtarëve turq. Penalltia u godit nga ish ylli i kombëtares greke, njëkohësisht dhe ish lojtari i Interit, Giorgos Karagounis, i cili me një qetësi vrastare e dërgon topin në rrjetë. Duke e dërguar kështu ekipin e tij në finale, aty ku e pret kombëtarja e Italianes, për të na dhuruar në këtë mënyrë një finale luksi midis dy kombëtarëve me eksperiencë të madhe në arenën ndërkombëtare.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA