Një avion Boeing 737 me 176 pasagjerë është rrëzuar në Iran.

Avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Imam Khomeini në Teheran të mërkurën në orët e para të mëngjesit, sipas orës lokale.

Irani ka refuzuar t’u dorëzojë specialistëve ndërkombëtarë kutitë e zeza të avionit që shkaktoi humbjen e 176 njerëzve.

“Black Box” apo “Kutia e Zezë” është një pajisje e cila regjistron të dhënat e aeroplanit gjatë fluturimit dhe gjithashtu edhe regjistron zërin, dhe është një prej pajisjeve që mund të zbulojë shkaqet e vërteta të incidentit.

Përfshirja e avionit nga flakët pas përplasjes e vështirësoi ndërhyrjen e menjëhershme për shpëtimin e jetëve të viktimave. Është bërë i mundur identifikimi i viktimave, nga ku mësohet se 82 janë iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas (përfshirë ekuipazhin), 10 suedezë, 4 afganë, 3 gjermanë dhe 3 britanikë.

Në fotogaleri do të shihni pamje të avionit ukrainas të rrëzuar në Iran.

FOTO GALERI
11/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA