Vrasja e Kastriot Reçit/ Policia: 2 milionë lekë të reja shpërblim, për këdo që ndihmon në zbardhjen e ngjarjes

07/01/2020 14:45

Pas vrasjes së Kastriot Reçit që tronditi sot Rrëshenin, policia ka dalë me një njoftim të rëndësishëm.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, njofton se për çdo informacion të saktë që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe vendndodhjen e autorit vë në dispozicion shumën 2 milionë lek të rinj.

“Kushdo që mund të ketë informacion të vlefshëm, të telefonojnë në numrin unik 112 dhe në numrin në dispozicion për këtë qëllim 069 41 06 449, duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur grupi i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe vijon puna për grumbullimin dhe administrimin e çdo prove sado të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit.

Në ndihmë të DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Mirditë kanë shkuar disa grupe të FNSH Shkodër dhe vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është bashkëpunuar me DVP Shkodër, Tiranë e Kukës dhe Policinë Kufitare, për të shtuar kontrollet në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin e daljes jashtë vendit të autorit/ve të dyshuar”, njofton policia.

Reçi u vra sot me snajper në mes të qytetit, ndërsa shkak për ekzekutimin e tij dyshohet pjesëmarrje në veprimtari kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA