E provoi të kalojë në port me dokumenta false bullgare, shtetasi kosovar bie në pranga
27/12/2019 08:50
Specialistët kundër krimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore Durrës kanë arrestuar në flagrancë një shtetas.
Bëhet fjalë për shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Kosovë, pasi në portin e Durrësit, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente bullgare, të dyshuara si të falsifikuara.
Tashmë çështja do të ndiqet nga Prokuroria.
Top Channel