Studimi/ Festat e fundvitit rrisin stresin dhe depresionin, ja arsyeja

26/12/2019 06:48

Ethet e festave dhe planifikimit të ditëve të para të vitit janë të forta. Në këtë stinë të ftohtë dhe festive, njerëzit stresohen për përzgjedhjen e dhuratave, menunë e mbrëmjes së ndërrimit të viteve, qerasjet e vitit të ri por edhe për politikë. Siç e dimë, stresi lë një ndikim të fortë tek shëndeti i zemrës. Kjo i shtyu studiuesit të analizojnë ndikimin e stresit që përjetojnë njerëzit në fundvit në shëndetin e zemrës.

Gjetjet e studimit treguan se gjasat e rëndimit të shëndetit rriten me 40 përqind në prag të Festave të fundvitit. Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët analizuan të dhënat e 300,000 pacientëve që vuanin nga sëmundjet e zemrës.

Festat e fundvitit janë shumë të rëndësishme në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë. Gjatë kësaj periudhe, konsumi i ushqimeve të rënda dhe pirja e alkolit arrin majat. Sipas studiuesve, rreziku shëndetit rritet në ditët e para të vitit të ri.

Krishtlindjet Dhe Trazirat e Shëndetit

Natyrshëm lind pyetja, përse Krishtlindjet dhe festat në përgjithësi trazojnë zemrën? Festa të tilla supozohet të sjellin gëzim në shpirt e në familje. Por sipas studiuesve, festat shoqërohen me shqetësime emocionale, zemërim, ankth, mërzi dhe stres. Të gjitha këto rrisin gjasat e problemeve me zemrën dhe shëndetin.

Për më tepër, gjatë festave konsumi i ushqimit dhe alkolit është tepër i lartë. Të dyja së bashku rrisin rrezikun e shëndetit të organizmit. Ndaj ju këshillon të tregoni kujdes me ushqimet dhe alkolin dhe veçanërisht të mundoheni të mos stresoheni e të përpiqeni të gëzoni me miqtë dhe familjen./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA