Foto ilustruese

4 persona kanë rënë në pranga nga policia e Korçës.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit që efektivët kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, në mjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E.T., me të cilin këta shtetas po udhëtonin, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4,6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Bëhet fjalë për A.J., 27 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak; B.J., 32 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak; H.U., 24 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak dhe E.T., 28 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA