10 persona u arrestuan teksa përpiqeshin të fusnin rreth 15 milionë sterlina para të pista nga Britania në Dubai.

Anëtarët e këtij grupi të organizuar akuzohen se kanë organizuar një plan për të pastruar miliona të cilat i fitonin nëpërmjet trafikut të drogës dhe të klandestinëve.

Policia ka arrestuar një francez dhe katër britanikë, drejtues të grupit të organizuar, si dhe pesë indianë.

Veç parave, autoritetet sekuestruan makina luksoze, si Audi Q7, BMW 5 dhe Ranger Rovers.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel