Legjenda e Arsenalit, Emmanuel Petit, ka thënë se trajneri Unai Emery duhet të shkarkohet.

Arsenali është duke kaluar në një formë jo të mirë dhe po kërkohet shkarkimi i teknikut spanjoll, pasi kanë fituar vetëm gjashtë ndeshje nga gjithsej 12 sosh.

Mirëpo, sipas mediave spanjolle, Emery ka kohë deri në fund të sezonit për t’u kthyer në formë dhe të kualifikohen në top katër.

Petit beson se është koha e duhur që Unai Emery të largohet nga “topçinjtë”, transmeton KosovaPress.

“Besoj që është koha që Unai Emery të largohet nga Arsenal. Rezultatet nuk janë të mira. Nuk e njoh skuadrën ose klubin. Në mendimin tim shumë lojtarë kanë hequr dorë nga Emery, andaj është koha që të largohet”, deklaroi ai.

Arsenali këtë sezon është në vendin e gjashtë në tabelë me 17 pikë, 17 më pak se lideri Liverpool që nuk ka pësuar asnjë humbje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA