Stefano Sensi ka bërë mjaft mirë këtë fillim sezoni për ekipin e Interit.
Lojtari aktualisht po vuan nga një dëmtim që e pësoi në sfidën që zikaltërit zhvilluan kundër Juvetnus në kampionat dhe e ka mbajtur për një kohë relativisht të gjatë jashtë fushave të blerta. Paraqitjet e mira të 24 vjeçarit janë vënë re nga shumë klube por mbi të gjitha nga Munchester City me trajnerin Pep Guardiola që është admiruesi i tij më i madh. Gjithsesi vështirë se Interi apo Antonio Conte do mund të heq dorë nga cilësitë e Sensit, edhe pse ende ekipi zikaltër nuk zotëron kartonin e plotë të tij.
Kujtojmë që ai u transferua nga ekipi i Sassuolos në merkaton e verës së kaluar për shifrën e 5 milionë eurove për huazimin me të drejtë blerje në verën e 2020 për 25 milionë euro. Duke parë kërkesat e mëdha në drejtim të lojtarit drejtuesit e klubit nga Milano kanë nisur negociatat për blerjen e tij nga Sassuolo dhe nënshkrimin e një marrëveshje të gjatë me lojtarin, duke i mbyllur derën kështu përfundimisht Munchester City-t por edhe klubeve të tjera të interesuara për shërbimet e mesfushorit.
Top Channel