Një mace e mumifikuar në Egjipt 2500 vite më parë është mbajtur prej kohës në muze në Francë. Për herë të parë, mumies i është bërë një skaner.

Skaneri ka parë se macja ka tre bishta dhe pesë këmbë, por pas një hetimi më të detajuar, u vu re se pjesët e trupit shtesë janë marrë nga mace të tjera.

Në kokë i është futur një topth lecke, ndërsa i kanë hequr brinjët dhe vertebrat, gjë që vërteton përzierjen e disa kafshëve.

Shkencëtarët më pas riprodhuan me xhel transparent trupin e maces që panë në skaner, dhe vendosën kocka artificiale brenda ashtu siç shfaqeshin nga grafitë, për të pasur një ide më konkrete të mumies “frankeshtajn”.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA