Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe emisari special i SHBA-së për Ballkanin Matthew Palmer kanë biseduar sy më sy sot në Beograd.

Pas takimit, Vuçiç tha se bisedimet ishin të hapura, të sinqerta dhe se ai është i kënaqur me përmbajtjen e bisedave.
“Ne kemi shqyrtuar të gjitha çështje tona kontestuese, të gjitha ndryshimet midis nesh, dhe unë do të thosha që ne jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje në të ardhmen që do të nënkuptonin marrëdhënie më të mira mes vendit tonë dhe SHBA-së,” tha Vuçiç në një konferencë për shtyp.
“Do të thosha që ishte gjithashtu një qasje konstruktive për t’u rikthyer sa më shpejt në dialog me Prishtinën”, shtoi ai.
Vuçiç pranoi se pikëpamjet e SHBA dhe Serbisë për Kosovën janë shumë të ndryshme, gjë që nuk është sekrete.
“SHBA e njohën Kosovën, Serbia ka një këndvështrim tjetër, por unë falënderoj Palmer që ishte i gatshëm të dëgjojë ato që kemi për të thënë sot dhe më herët,” tha Vuçiç.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiç tha se Serbia nuk do të hyjë në konflikt me SHBA.
“Ne nuk do të hyjmë në konflikte me Amerikën. As nuk më bie ndërmend të hyjmë në konflikt me fuqinë më të madhe”, u shpreh ai.
Vuçiç shtoi se të gjitha problemet do të zgjidheshin në nivelin dypalësh, duke mbrojtur interesat e tyre.
“Palmer më tha atë që nuk i pëlqen në lidhje me politikën serbe, ai ma tha këtë dhe unë iu përgjigja”, tha Vuçiç, duke shtuar se ai priste që së shpejti të krijohen kushte për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, dhe se Serbia dëshiron që ky dialog të jetë serioz dhe të çojë drejt një zgjidhje.
“Serbia është e gatshme për një kompromis, por kurrë nuk është për shkatërrimin e vet”, tha presidenti i Serbisë dhe shtoi se pohimet se ndaj Beogradit zyrtar duhet të ushtrohet presion për të bërë diçka që nuk është në interesin e saj- janë të pamundura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA