Fotot e “kurthit të vdekjes”/ Ja makina ku humbën jetën dy të rinjtë në Lushnjë, e shtypur dhe me bordurat në rrota

29/10/2019 13:58

Një aksident tragjik ishte ai i mbrëmjes së djeshme i cili i mori jetën 2 të rinjve dhe la të plagosur rëndë një të tretë.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur rotondo e Kolonjës në aksin Lushnjë – Fier. Tre të rinjtë Oregest Shabani, Alban Doksani dhe Alteo Shabani po udhëtonin nga Fieri në drejtim të Lushnjës me mjetin tip benz që e kishin blerë një ditë më parë.

Në afërsi të rotondos mjeti me të cilën po udhëtonin është përplasur me bankinën anësore dhe me pas ka fluturuar për 30 metra duke u përplasur me disa pemë.

Tre të rinjtë kanë marrë plagë të rënda. Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjës ku personi i parë që nuk ka mundur të shpëtoj ka qenë Orest Shabani ndërsa kushëriri i tij Alteo Shabani vdiq rrugës për në Tiranë.

Top Channel sjell fotot nga ajo se çfarë ka mbetur pas aksidentit.

Siç duket edhe nga fotot në rrotat e makinës kanë ngecur hekurat e bordurës dhe makina është shtypur pothuajse plotësisht.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA