Edicioni i dytë i festivalit mbarëkombëtar të teatrit “Kadri Roshi” përfundoi në Gjirokastër me ndarjen e 12 çmimeve për trupat pjesëmarrëse.
Çmimin si shfaqja më e mirë e mori trupa e teatrit të Gjirokastrës me pjesën “Fqinjët” e vlerësuar për herë të dytë me çmim brenda një hapësire prej dy javësh në festivalin e Preshevës dhe tashmë edhe në festivalin “Kadri Roshi”.
I vlerësuar si aktori më i mirë në rikthimin e vet pas 20 vitesh në teatër, drejtori i teatrit “Zihni Sako” të Gjirokastrës, , u shpreh se ky edicion ishte jo vetëm një festival repertori, por dhe një promovim i madh për Gjirokastrën.
Për aktorët pjesëmarrës në këtë event çmimi i parë i këtij festivali i takon pikërisht publikut. Aktorja Rajmonda Bulku u shpreh se festivali në.ndryshim nga edicioni i parë i tij ishte një maratonë shfaqjesh të realizuara artistikisht.
Presheva e Tetova ishin pjesëmarrëse për herë të parë në eventin e rëndësishëm teatror. Trupa e teatrit të Preshevës u vlerësua me çmimin e festivalit nga juria që përbëhej nga emra të mëdhenj të artit skenik si Tinka Kurti, Mevlan Shanaj, Suela Konjari, Rajmonda Bulku, Petrit Ruka etj.
Top Channel