Shtyrja e Panairit të 29-të të librit, reagon botuesi Frano Kulli: S’besoj se ka shëmbëlltyrë të ngjashme kund tjetër, që Krishtlindjet të kthehen në ditë pune Gërmimet arkeologjike të zhvilluara gjatë muajit maj kanë sjellë zbulime të reja të rëndësishme për historinë e qytetit antik.
Arkeologët kanë evidentuar fortifikimin e pjesës së poshtme të qytetit, përfshirë edhe zonën e agorasë antike, e cila më herët mendohej se kishte qenë e pafortifikuar. Punimet, të realizuara në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, kanë zbuluar vazhdimësinë e murit mbrojtës, si dhe mbetjet e ndërtesave që ndodheshin brenda tij. Gjurmët e shkatërrimit të këtyre strukturave datojnë në shekullin e pestë pas Krishtit dhe lidhen me periudha konfliktesh.
Kriledjan Çipa, arkeolog shprehet: “Një tjetër zbulim me interes është identifikimi i mundshëm i një kulle, pjesë e sistemit fortifikues të qytetit. Gërmimet e ardhshme pritet të konfirmojnë funksionin dhe përmasat e saj”.
Në pjesën lindore të sitit janë zbuluar edhe mbetjet e një ndërtese monumentale, e cila mendohet të ketë pasur funksione ekonomike ose të lidhura me transportin dhe tregtinë.
Arkeologët planifikojnë zgjerimin e kërkimeve në zonën e akropolit dhe pranë stadiumit antik, ku dyshohet për praninë e strukturave të tjera publike.
Sipas tyre, rezultatet e deritanishme po hedhin dritë të re mbi organizimin urban dhe sistemin mbrojtës të qytetit antik, ndërkohë që Amantia është një atraksion edhe për turistët.
Top Channel