Live/ “Po bëni lojën ‘telefon i prishur’”, dita e 17-të e protestës, të rinjtë i drejtohen edhe Marta Kos: Po përsërisni narrativën e Ramës, projektet cënojnë ligjet kombëtare

16/06/2026 20:12

Ka nisur dita e 17-të e protestës jopartiake në kryeqytet.

Qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, si çdo ditë tjetër, për të vazhduar më pas me marshimin përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku të rinjtë po mbajnë fjalimet.

“Po të jetë nevoja do flemë te shkallët deri në dorëheqje”, u shpreh një student i Gazetarisë.

Sot u njoftua edhe ndryshimi i orës së grumbullimit. Duke nisur që nga nesër protesta do të nisë në orën 19:00.

Po ashtu, nismëtari Alben Kola ka njoftuar se sot nuk do të mbajë askush fjalime, përveç të rinjve.

“Protesta do të vijojë paqësore. Nuk jemi kundër partive, por kryetarëve të tyre”, u shpreh Kola.

Top Channel