Aty ku dikur u kryen një pjesë e ekzekutimeve të regjimit komunist, pranë Zallit të Kirit në Shkodër, u zhvillua koncerti përkujtimor “Tingujt e Kujtesës”, një aktivitet artistik dhe memorial kushtuar muzikantëve shqiptarë që u përndoqën, u burgosën ose u privuan nga e drejta për të ushtruar talentin e tyre gjatë diktaturës.
Nën moton “Muzika është si e vërteta, të bën të lirë”, koncerti u konceptua si një homazh për viktimat e komunizmit dhe si një thirrje për të mos harruar të kaluarën historike.
Përmes kësaj nisme, organizatorët theksojnë rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, promovimit të vlerave demokratike dhe ndërgjegjësimit të brezave të rinj mbi pasojat e regjimeve totalitare.
Top Channel