Një biznes, i cili kapet tre herë rresht brenda vitit duke shitur mall pa faturë do të kallëzohet nga administrata tatimore automatikisht në prokurori për ndjekje penale me akuzën për evazion të rëndë tatimor. Qeveria ka përgatitur një projektligj të ri, I cili ndryshon rrënjësisht ligjin e procedurave tatimore, veccanërisht në pjesën e gjobave dhe dënimeve për shkeljet fiskale.

Drafti i cili është pjesë e paketës së re fiskale e përshkallëzon në tre nivele sistemin e gjobave për shkeljet tatimore në varësi të madhësisë së biznesit. Kështu bizneset me xhiro deri në 2 milionë lekë në vit, gjobiten automatikisht me 50 mijë lekë kur konstatohet se nuk kanë instaluar programin e ri kompjuterik të fiskalizimit, si dhe ruajnë apo shesin mall pa faturë.

Për bizneset me xhiro nga 2 deri në 14 milionë lekë në vit, gjoba do të jetë 100 mijë lekë, ndërsa për bizneset e mëdha me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit gjoba bëhet 150 mijë lekë. Kur parareleisht rezulton se biznesi është edhe I paregjistruar në qëndrën kombëtare të regjistrimit, atëherë atij I shtohet edhe një gjobë tjetër prej 100 mijë lekësh.

Në rastin e shitjes së mallit pa faturë përvec gjobave, administrata fiskale bën automatikisht edhe rivlerësim tatimor me metoda alternative për tre muajt e fundit. Për shkelje të përsëritur, pra kur një biznes kapet dy herë brenda vitit pa lëshuar faturë, atëherë gjobat dyfishohen dhe atij I bllokohet aktiviteti për 30 ditë. Por ndryshe nga tani, ky bllokim hiqet menjëherë sapo biznesi e paguan gjobën.
Për ato biznese, të cilat vazhdojnë të përsërisin shkeljet dhe kapen 3 herë brenda vitit duke shitur pa faturë, përvec gjobës administrata tatimore I kallëzon automatikisht për ndjekje penale në prokurori me akuzën për veprën e evazionit të rëndë fiskal.

Ligji I ri për procedurat tatimore, unifikon sistemin e gjobave si dhe detyron biznesin që të pajiset me programin e ri kompjuterik të fiskalizimit, I cili hyn në fuqi nga 1 janari I vitit të ardhshëm.

Klodian Tomorri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA