FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 13/10 13:17
61 milionë euro është fondi që Shqipëria pritet të përfitojë nga Bashkimi Evropian, pasi ka përmbushur masat e përcaktuara në fushën e energjisë në kuadër të Planit të Rritjes dhe Axhendës së Reformave.
Sipas ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, detyrimet janë përmbushur brenda afatit të 30 qershorit dhe lidhen kryesisht me përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.
Një prej objektivave kryesorë lidhej me rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme. 61 milionë eurot e pritshme nga Plani i Rritjes pritet të përdoren për investime në sektorë të ndryshëm.
Top Channel