Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë 16/10 15:54
Mbi 1800 metra lartësi, bjeshkët e Kukësit janë këto ditë të mbushura me banorë që mbledhin boronicën e egër.
Me dorë ose me krehër, kokërr pas kokrre, mbushin kovat pas orëve të gjata në terrenin malor.
Por për disa banorë, boronica është edhe një burim të ardhurash. Prej më shumë se dy javësh, ata ngjiten çdo ditë në bjeshkë për ta mbledhur dhe shitur në treg.
Puna është e lodhshme dhe e vështirë, thonë banorët, por kërkesa në treg i shtyn të vijojnë mbledhjen. Një pjesë e frutit shitet i freskët, ndërsa pjesa tjetër përgatitet për tharje. Për familjet e zonave malore, boronica e egër mbetet një mundësi për të siguruar të ardhura gjatë sezonit.
Top Channel