Zona shengen e evropës, më e madhja në botë ku lëvizet lirshëm, do të zgjerohet akoma më shumë tani që Kroacia ka plotësuar kushtet teknike për t’iu bashkuar asaj.

Por çfarë do të thotë zgjerimi i shengenit për evropën dhe a mundet BE të kapërcejë krizën e politikave të saj kufitare të shkaktuar nga fluksi i emigrantëve që nisi në 2014? Kroacia po përjeton një rritje të konsiderueshme të turizmit ndërsa brigjet e saj të mrekullueshme janë hapur për vizitorët e shengenit.  Por, pranimi i saj në zonë, një fitore e rrallë për zgjerimin në BE-në që është prekur nga emigracioni dhe populizmi, mundet ende të dështojë në fazat finale pasi mund të bllokohet nga anëtarët ekzistues. Emmanuel Macron, ka bërë të ditur tashmë se shengeni nuk është më në gjendje të përballet me emigracionin masiv, një çështje që ai e ka quajtur sfidën e dytë më të madhe të evropës, pas ndryshimeve të klimës.

Shengeni nuk funksionon më- tha presidenti francez. Ne duhet të rimendojmë politikën tonë të zhvillimit dhe atë të emigracionit, edhe nëse do të kemi një shengen me më pak shtete anëtare.  Kroacia do të përbënte zgjerimin e parë territorial të shengenit në më shumë se një dekadë, me anëtarësimin e Zvicrës në zonë që u finalizua në 2008.

Në zonën shengen përfshihen 22 nga 28 anëtarët e BE si edhe katër vende jo anëtare; Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshteini. Kroacia, që u anëtarësua në bllok në 2013, është një nga gjashtë anëtarët jo shengen, bashkë me Britaninë, Irlandën, Bullgarinë, Rumaninë dhe Qipron. Edhe pse konsiderohet një pjesë kyçe e idealit evropian, shengeni ishte viktima e parë e krizës së emigrantëve dhe valës së sulmeve terroriste, me shumë anëtarë që kthyen kontrollet e brendshme në kufi dhe ato të sigurisë në 2015-2016.

“Shpëtimi i shengenit është në garë me kohën dhe ne duhet ta fitojmë këtë garë”, thoshte Donald Tusk në kulmin e krizës, në 2016. Por me emigracionin që vazhdon të dominojë politikën dhe rritjen e populizmit, ai mbetet i rrezikuar ende sot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA