Më shumë se gjysmë milion njerëz mund të mbeten pa energji elektrike për shkak të zjarreve që po shkatërrojnë Kaliforninë.

Sipas raportimeve të BBC, zjarret që tashmë kanë shkrumbuar 10 mijë hektarë tokë janë jashtë kontrollit dhe po lëvizin drejt jugut të vendit. Zjarret favorizohen edhe nga era, e cila kap një shpejtësi deri në 112 km në orë.

Gjithçka besohet të ketë nisur në një zonë malore afër rrugës Kincade dhe rrugës së djegur në mal, ndërsa nuk dihet ende shkaku.

Në fillim të këtij muaji, zjarret shkatërruan 4,700 hektarë në veri të Los Angeles dhe Kaliforni, duke detyruar shumë persona të largoheshin. Kalifornia nuk e ka marrë veten ende nga zjarret e vitit të kaluar, ku humbën jetën edhe rreth 100 persona.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel