Në kuzhinën e djallit, të papriturat për konkurrentët nuk do të kenë të sosur deri në natën e fundit të këtij edicioni.

Pas kurthit me qimen në pjatë dhe qethjes vullnetare të Arditit dhe Rezartit, të cilët shpëtuan kështu grupin e djemve nga nominimi 3 javor, sot pritet që konkurrentët të vendosen për para një tjetër sfide të sikletshme.

Mësohet se shef  Renato do t’u sjellë mbi banak disa gjallesa të gjalla, të frikshme, të cilat do të duhet me patjetër t’i kapin me duar.

Si do të reagojnë ata? Si do ta kalojnë këtë sfidë, sidomos vajzat delikate? A do të ketë ndëshkim për ata që nuk do të binden?Sigurisht që po, sepse shefi nuk fal e nuk toleron kollaj, askënd. Kush guxon fiton në atë kuzhinë, ku duhet të përballesh me çdo lloj frike e debati.

E përsa i përket këtij të fundit, e sigurtë që debatet e forta nuk do të mungojnë as këtë natë. Ajo që zbuluam është se më shumë se shefi sonte do të bërtasin vetë konkurrentët. Ndaj djallit? Vështirë se mund të besohet.

Duhet të kenë bërë sherre mes njëri- tjetrit. Pse? E zbulojmë sonte në darkë, në orën 21.00 në ekranin e Top Channel.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA