Rreth 40,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Kaliforni, si pasojë e shpërthimit të zjarreve.

Zjarrfikësit po përpiqen t’i mbajnë ato nën kontroll, pasi kërcënojnë shumë territore në veri dhe jug të shtetit amerikan.

Autoritetet thanë se zjarret pritet të përkeqësohen në fundjavë.Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.

Kalifornia ende po rimëkëmbet nga zjarret e vitit të kaluar, që kanë lënë rreth 100 njerëz të vrarë.
Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA