OLGA TOKARCZUK

Poetja polake O. Tokarczuk, fituese e International Man Booker Prize, 2018 dhe e cmimit Nobel 2018 vjen për herë të parë në shqip me përmbledhjen me tregime.

Një galeri e pasur personazhesh të paharrueshëm: njerëz që duket sikur i janë dorëzuar banalitetit të një jete monotone, por që në të vërtetë fshehin përbrenda dëshirën e zjarrtë për t’u kuturisur në kërkim të të panjohurës, të diçkaje ndryshe. Pas vellos banale të jetës së tyre të përditshme, autorja sheh atë çka befas trondit e shqetëson rendin e gjërave, kthen befas përmbys gjithçka në ekzistencën e tyre, duke i bërë tw kuptojnë se s’janë më të sigurtë për atë që ndodh përreth. Secila prej historive të përmbledhura në këtë libër shpalos talentin e madh të një prej shkrimtareve më origjinale të mijëvjeçarit të ri.

“Një shkrimtare e mrekullueshme”

– Svetlana Aleksievic – Fituese e Çmimit Nobel për Letërsinë 2015

“Një ndër shkrimtaret më interesante e origjinale europiane të çerek shekullit të fundit

– The Economist

Mbi autoren

Olga Tokarczuk (1962) – konsiderohet aktualisht shkrimtarja polake më e suksesshme e brezit të saj dhe një ndër shkrimtaret më interesante europiane. E përkthyer në 30 gjuhë, Olga Tokarczuk është fituese e disa prej çmimeve më të rëndësishme ndërkombëtare, si e çmimit Man Booker International Prize (2018), Brückepreis (Gjermani); Kulturhuset International Literary Prize, Suedi. Në 2019, ajo u shpall fituese e Prix Laure Bataillon (Francë) për librin më të mirë të përkthyer të vitit. Ky është libri i saj i parë që vjen në gjuhën shqip. Së shpejti Botimet IDK do të botojnë një prej kryeveprave të saj, romanin “Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve”. Ajo ishte fituese e cmimit tw madh tw letwrsisw ndarw nga Akademia Suedeze, Nobelin e vitit 2018.

Të dhëna për librin:

 Titulli: Sonatë për shumë tamburë

Autori: Olga Tokarczuk

Përkthyes: Astrit Beqiraj

Numri i faqeve: 342 fq

Çmimi: 900 lekë

Botues: Botimet IDK

ISBN:  978-9928-136-66-4

Top Channel