Tajfuni “Hagibis“ ka shënuar viktimën e 48 në Japoni, e ndërsa pritet që numri të rritet mbi 110,000 njerëz me uniformë po kryejnë operacione në kërkim të trupave të mbijetuar, nga kjo mega-stuhi, e cila shkatërroi Japoninë.

Në pamjet që do të shihni më poshtë, pjesë të mëdha të rajonit qendror dhe lindor të vendit janë nën ujë pas stuhisë me shpejtësi 140 km/h.

Ekspertët shprehen se do të duhet kohë për të vlerësuar me saktësi dëmet dhe se numri i viktimave po rritet dita ditës.

“Ende ka banorë të cilët nuk janë numëruar, njerëzit tanë me uniformë po punojnë ditë e natë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit. Dëmet janë të një game jashtëzakonisht tepër të madhe dhe më tepër se 30,000 njerëz janë të detyruar të evakuojnë”, ka thënë Kryeministri i vendit, Shinzo Abe.

FOTO GALERI
12/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA