Prezantohet Pioli: Gjykimet t’ia lëmë fushës, këtu për të çuar Milanin në Champions

09/10/2019 16:06

Stefano Pioli është prezantuar zyrtarisht para mediave si trajneri i ri i Milanit. Pasi hodhi firmën mbi kontratën që do ta lidhë me kuqezinjtë për dy vitet e ardhshme ish trajneri i Lazios dhe Interi foli me entuziazëm për këtë aventurë të re në karrierën e tij.

“E nis këtë aventurë me shumë entuziazëm pasi jam thirrur në aksion nga një prej klubeve më prestigjoze në botë. Jam i bindur se mund të bëj një punë të shkëlqyer bashkë me futbollist por edhe drejtuesit të cilët besuan shumë tek unë. Ne do të luftojmë deri në fund për të shkuar në Champions kjo është e sigurtë”.

A je interist? “Po flasim për asgjë. E shkuara është e shkuar dhe jam një burrë, një profesionist me dëshirën për të bërë mirë. Gjykimet le të bëhen në fushë, jo se çfarë kam qenë fëmijë”.

Kritikat? “Nuk kam rrjete sociale dhe nëse shihni ndonjë profil, nuk është profili im. Preferoj që kritikat të më thuhen në sy. Do të luftojmë së bashku për ët arritur objektivat që ka Milanit, ka vështirësi por gjithçka mund të arrihet me intensitet dhe kualitet. Do të punojmë fort për të kthyer Milanin në Champions League”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA