Francë-Senegal, sfida që rikthen hijet e errëta të 2002 për Blutë transalpinë
Një vendim i paprecedentë është marrë në Argjentinë. Sipas të përditshmes ‘La Nacion’, prindërit që nuk paguajnë kuotën për fëmijët nuk do të mund të hyjnë në stadiumet e botërorit që nisi ditën e enjte.
Kjo masë prek 13 000 nëna dhe baballarë dhe është marrë nga bashkia e Buenos Aires e cila iu dorëzoi autoriteteve amerikane një listë të personave që kanë pagesa pezull.
‘Në bashkëpunim me qeverinë kombëtare, kemi integruar bazën tonë të të dhënave te programi ‘Tribuna Segura’ për të përforcuar kontrollet në të gjithë vendin edhe gjatë periudhës së Botërorit. Kush nuk e përmbush një detyrim kaq thelbësor siç është ushqimi i fëmijëve do të duhet të përballet me pasojat’-deklaroi Jorge Macri, kryetari i Bashkisë së Buenos Aires-nëse nuk do të përmbushin nevojat e fëmijëve, do t’iu mohohet e drejta për të hyrë në stadium’.
Kjo masë e re për ndalimin e hyrjes në stadiumeve, po zbatohet tashmë në Argjentinë; që nga marsi 2025, prindërit që nuk kanë paguar kuotën për mbajtjen e fëmijëve nuk mund të hyjnë në stadiumet e vendit amerikano latin. Janë kryer kontrolle të identitetit dhe janë identifikuar 162 tifozë që nuk e përmbushnin normën.
Për Botërorin 2026, të 13 mijë personat e prekur nga kjo masë, kanë ende mundësi për të sistemuar situatën në mënyrë që të mund të ndjekin ndeshjen e parë të Argjentinës në Botëror që do të jetë në 17 qershor ndaj Algjerisë me skuadrën Albiceleste që vjen në këtë edicion të Kupës së Botës si kampionia në fuqi.
Top Channel