Francë-Senegal, sfida që rikthen hijet e errëta të 2002 për Blutë transalpinë
Roberto Mancini është gati për një rikthim bujshëm në stolin e Kombëtares Italiane.
Tekniku 59-vjeçar ka mbyllur zyrtarisht bashkëpunimin me skuadrën e Al Sadd në Katar dhe sytë e tij janë kthyer plotësisht nga Azzurrit.
Sipas burimeve të fundit, Mancini i ka thënë tashmë “PO” ftesës së Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Gjithçka që mungon është zyrtarizimi nga ana e federatës, i cili pritet të vijë shumë shpejt.
Kujtojmë që Mancini la gjurmë të pashlyeshme në periudhën 2018-2023, duke e udhëhequr Italinë drejt trofeut madhështor të Euro 2020. Tashmë, heroi i “Wembley-t” është gati për kapitullin e dytë.
Top Channel