Tensionet politike dhe Kupa e Botës, ekipi i futbollit për ndeshjen hapëse: Deri në frymën e fundit, për Iranin
Koreja e Veriut ka deklaruar se çështja e denuklearizimit të vendit është mbyllur “përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme”, duke hedhur poshtë çdo mundësi për heqjen dorë nga arsenali i saj bërthamor.
Në një deklaratë të publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Phenianit kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për diskutimet e fundit mbi forcimin e parandalimit bërthamor ndaj regjimit verikorean.
Sipas zyrtarit, deklaratat dhe bashkëpunimi ushtarak mes Uashingtonit dhe Seulit nuk do të ndikojnë në pozicionin e Koresë së Veriut, e cila e konsideron veten tashmë një shtet me armë bërthamore.
“Retorika e pakuptimtë e Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesve të saj kundër Republikës Popullore Demokratike të Koresë nuk mund të ndryshojë statusin tonë si një shtet bërthamor”, thuhet në deklaratë.
Pheniani theksoi se denuklearizimi nuk është më një çështje e negociueshme dhe se pozicioni i tij për këtë temë është i pandryshueshëm. Deklarata vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Gadishullin Korean dhe përpjekjesh të SHBA-së dhe aleatëve të saj për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë përballë kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut.
Top Channel