Në “MetLife Stadium” Maroku po bënte surprizën, ja si u mbyllën 45 minutat e para me Brazilin
Boualem Khoukhi ka hyrë tashmë në historinë e futbollit në Katar. Qendërmbrojtësi i Al Sadd ishte heroi i skuadrës së drejtuar nga Julen Lopetegui teksa shënoi golin e barazimit në ndeshjen me Zvicrën në çastet e fundit të ndeshjes duke i dhuruar kombëtares së tij pikën e parë në Botëror në pjesëmarrjen e dytë të Katarit në një kompeticion të tillë.
Në këtë përballje, Katari ishte gjithnjë në mëshirë të Zvicrës dhe ishte në disavantazh në rezultat që nga momenti kur Embolo shënoi me penallti në pjesën e parë. Por të besuarit e Lopeteguit iu rezistuan sulmeve të vazhdueshme të Zvicrës që pati mbi 20 tentativa dhe pikërisht në aksionin e fundit u shfaq Khoukhi për t’u shndërruar në legjendën e vendit të tij.
Qendërmbrojtësi algjerian i natyralizuar si shtetas nga Katari që është pjesë e skuadrës së Al Sadd iu bashkua sulmit në kërkim të një goli agonistik dhe pas një krosimi në qendër të zonës nga Al Almin i parapriu Muheim dhe me një gjuajtje shumë të bukur me kokë mposhti Kobel
Pas fërshëllimës së fundit u panë imazhe plot emocione në fushën e lojës në San Francisco me lojtarë të ndryshëm të Katarit që nuk i mbajtën lotët, ndërkohë që Lopetegui ishte i papërmbajtshëm në anën e fushës. Dhe kanë të gjithë të drejtën e botës, Katari bëri historinë duke marrë pikën e parë dhe duke regjistruar surprizën e parë të madhe të Botërorit. Në vitin 2022, në Botërorin e shtëpisë së tij, Katari pësoi 3 humbje në fazën e grupeve ndaj Holandës, Ekuadorit dhe Senegalit duke u bërë vendi organizator më i dobët në historinë e botërorëve.
Top Channel