Ajo që i trembeshin të gjithë ndodhi. Elseid Hysaj, nuk do të mund të luajë më ekipin kombëtar në dy ndeshjet e radhës më Turqinë dhe Moldavinë.

Mjekët italianë kanë vendosur që për 20 ditë Hysaj të mos dalë në fushën e lojës. Arsyeja është për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen Napoli Torino.

Pas një dueli me Ansaldin, shkodrani, është rrezuar keq, duke dëmtuar pjesën e qafës. Fatmirësisht nuk flitet për dëmtime seriozë, por kapiteni do t’i mungojë ekipit në dy ndeshjet e radhës.

FOTO GALERI
13/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA