Një lajm shokues ka qarkulluar ditët e fundit në Angli, ku sipas medieve në ishull, Christian Eriksen është zënë me Jan Vertoghen pasi ka dyshime që ky i fundit është në një lidhje me bashkëshorten e mesfushorit.
Tottenham luajti mbrëmë kundër Bayern Munchen në ndeshjen e vlefshme për Champions League dhe danezi e nisi nga stoli ketë takim, në të cilin ekipi i tij u turpërua me rezultatin 2-7.
Në merkaton e verës ai ishte shumë pranë kalimit tek Real Madrid, por Tottenham kërkonte 100 milion euro për ta lënë të lirë edhe pse ka vetëm 1 vit kontratë me londinezët.
Sipas medieve angleze, një ndër arsyet se përse Pochetino kërkonte largimin e tij, kërkesë që nuk ju përmbush nga klubi ishte pikërisht sherri që ai kishte me mbrojtësin belg, i cili sipas medieve është në lidhje me gruan e Eriksen.
Mesfushori ka reaguar sot me anë të një statusi në Twitter duke shkruar vetëm fjalën “Gjepura” të shoqëruar me linkun e lajmit.
Dhe në postin e tij ka reaguar Vertoghen me disa ‘Emoji’.
Top Channel