Gjigandi i produkteve kozmetike, L’Oreal e shndërroi pasarelën e tij të përvitshme në një show ku dilte në pah fuqia femërore.

Kjo ishte dhe arsyeja përse në krah të modeleve profesioniste, aty sfiluan yje të kinemasë, këngëtarë e supermodele, të cilat mishëruan vetë-fuqizimin në margjinat e Javës së Modës në Paris.

Mes femrave të famshme të ftuara të merrnin pjesë ne pasarelë, ishte Naomi Campbell, aktorja Amber Heard apo ylli i muzikës pop Camilla Cabello, të cilat e çelën prezantimin në krah të ambasadoreve të hershme të markës, Eva Longoria, aktoren Andie McDowell, modelin Doutzen Kroes dhe ish-Spice Girl Geri Horner.

Një Helen Mirren e zbathur dhe me një fustan me lule, e mbylli show-n duke vrapuar me gëzim në skenë. L’Oreal-I, sponsor zyrtar i javës së modës, kishte bashkëpunuar për këtë event me shtëpi të mëdha mode si Balmain, Elie Saab, Karl Lagerfeld dhe Giambattista Valli.

Prodhuesi i produkteve kozmetike synonte promovimin e fuqizimit dhe diversitetit te grave në edicionin e tretë të shfaqjes. Java e Modës në Paris zgjat deri më 1 Tetor.

FOTO GALERI
4/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA